Dy raste të ndryshme të vdekjeve janë regjistruar në Rajonin e Pejës. Policia i konsideron vdekje për shkaqe natyrale.
Në orët e hershme të mëngjesit të ditës së hënë (rreth orës 6:55), Policia e Kosovës është njoftuar për një rast vdekje në Bjeshkët e Irzniqit.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës Fadil Gashi ka deklaruar për Telegrafin se nuk ka dyshime për ndonjë rast kriminal dhe se vdekja konsiderohet të ketë ndodhur për shkaqe natyrale.
“Sot (e hënë) rreth orës 6:55 policia është njoftuar se në Bjeshkët e Irzniqit se një person ka humbur jetën. Për shkak të terrenit të vështirë policia dhe ambulanca nuk kanë arritur deri te vendi i ngjarjes derisa janë angazhuar edhe njësite tjera të kërkim shpëtimit për të transportuar trupin e viktimës”.
Gashi thotë se vdekja është konstatuar nja ekipi mjekësorë derisa dyshohet se arsyeja ka qenë infarkti kardiak.