Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) raportohet se nuk ia ka lejuar hyrjen në Kosovë Petar Petkoviqit.
Për një gjë të tillë ka informuar vetë ministria me anë të një përgjigjje për Tëvë1.
“Ju konfirmojmë se Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës nuk e ka aprovuar këtë herë kërkesën e zyrtarit serb Petar Petkoviq për hyrje në Republikën e Kosovës”, thuhet në këtë përgjigje.
Arsyet nuk janë bërë të ditura në këtë shkrim. Por, dihet se Petkoviq përgjatë javëve dhe muajve të fundit ka bërë vazhdimisht deklarata nxitëse të urrejtjes.
Petkoviq është drejtor i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën dhe Metohinë, të cilën dikur e drejtonte i sanksionuari nga ShBA-të, Aleksandër Vullin.
Petkoviq më herët kishte marrë leje nga MPJD-ja për t’u futur në Kosovë.