“Nuk jam unë si Albini që prej kafeve që i ka pi me serbë, ka shku në zyrë të Demaçit”, Haradinaj me akuza të rënda ndaj Kurtit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka qenë i ashpër me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Në takimin me shoqatat e dala nga lufta, Haradinaj ka thënë se është veteran i vërtetë. E jo sipas tij, si Kurti, që “prej kafeve me serbë, ka shkuar në zyrë të Demaçit”.

“Çdo brez i atyre që kanë bërë sakrificë për liri, ndjen respekt për pasardhësit gjithashtu ndjehet i fyer kushdo që e fyen sakrificën e kujtdo për liri. Një besim që ka lind në sakrificë, që nuk ka qenë i lehtë me e fitu e nuk ka qenë i lehtë me u mbajt, kjo qeveri i ka fut thikë pas shpinës. Kurti dhe kjo qeveri i ka ngul thikë pas shpine sakrificës tonë për liri, kategorive të lirisë. Sjellja e Kurtit ndaj kësaj kategorie është jonjerëzore dhe joshtetërore dhe joinstitucionale. Unë jam veteran, kam emër e mbiemër, nuk jam Albin Kurti që prej kafeve që i ka pi me serbë ka shku në zyrë të Demaçit e prej aty në Serbi në burg. Nuk jam Mimoza Kusari, e unë e di a janë kanë veteranët e vërtetë a jo”, ka thënë ai.

Në këtë takim përfaqësuesit e veteranëve kanë bërë të ditur se nuk do të protesojnë, por do ta presin vendimin e Gjykatës Kushtetuese.