Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) e drejtuar nga Ramush Haradinaj ka nisur një cikël takimesh me eksponentë të ndryshëm në shoqëri.
Pas takimit që AAK-ja e kishte me gazetarët dhe akterë të shoqërisë civile, tani kjo parti do të takojë përfaqësues të shoqatave nga lufta, të burgosurve politikë, të pagjeturve si dhe udhëheqës të UÇK-së.
Më poshtë njoftimi i AAK-së.
Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka kohë që ka filluar një cikël diskutimesh për situatën e rëndë politike në Kosovë dhe modalitetet e mundshme për të dalë nga kjo situatë, me pjesëmarrës nga jeta publike, ekspertë të fushave, përfaqësues të shoqërisë civile dhe mediave.
Tryeza e tretë do të diskutojë me përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta, shoqatat e të burgosurve politikë, shoqatat e të pagjeturve si dhe udhëheqës të UÇK-së.
Tryeza mbahet këtë të hënë, më datë 24 korrik, ora 12:00, në sallën 506, në ndërtesën e Kuvendit të Republikës së Kosovës.