Nesër dhe pasnesër Kuvendi i Kosovës organizon aktivitetin tradicional “Bashkatdhetarët në Kuvend”.
Bashkatdhetarët të cilët dëshirojnë ta vizitojnë Kuvendin e Kosovës mund edhe të takohen me deputetë.
Ky oraganizim nis nga ora 08:00 e mëngjesit dhe zgjat deri në ora 16:00 pasdite.
Njoftimi i Kuvendit:
Të hënën dhe të martën, më 24 dhe 25 korrik 2023, Kuvendi i Republikës së Kosovës organizon aktivitetin tradicional “Bashkatdhetarët në Kuvend”.
Të gjithë bashkatdhetarët të cilët dëshirojnë ta vizitojnë Kuvendin e Kosovës dhe të takohen me deputetë, janë të mirëpritur nga ora 8:00 – 16:00.