Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka folur për situatën në Kosovë, përfshirë raportet me Serbinë.
Ai ka thënë për median online kroate të lajmeve, Vecernji, se presidentin serb, Aleksandar Vuçiq e bezdis demokracia, ndaj dëshiron edhe të bëhet mbret, transmeton klankosova.tv.
Mes tjerash, Kurti ka përmendur se janë duke treguar kujdes të shtuar, meqë në kufi ka baza sulmuese të ushtrisë serbe.
”Blemë bajraktarët, dyfishuam buxhetin ushtarak dhe shtuam numrin e ushtarëve”, ka specifikuar tutje.