Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, është shprehur e bindur se vendi po shkon drejt zgjedhjeve.
Hoxha ka thënë se edhe kryetari i PDK-së tash e sa kohë e ka thënë se duhet të shkohet në zgjedhje, meqë vendi s’mund të mbetet peng i dëshirave të një personi.
“Kryetari tash e sa kohë ka dalë me alternativën që duhet të shkohet në zgjedhje. Sepse vendi s’mund të mbetet peng i kapricove të një personi”, ka thënë ajo në T7.
E pyetur se ku qëndron PDK në sondazhe, ajo ka dekalruar se “qëndron mirë”.