Kurti ua kthen veteranëve për protestën e paralajmëruar: Nuk zgjidhet situata me kërcënime e sulme

Situata me veteranët e luftës nuk zgjihet përmes “kërcënimeve e sulmeve jashtë Kuvendit e brenda tij”, sipas kryeministrit Albin Kurti, por me bashkëbiseidm e konstruktivitet.

Kështu deklaroi ai të premten, derisa foli për protestën e paralajmëruar nga organizatat e veteranëve për 26 korrik.

Sipas “Kosova Press”, Kurti ka deklaruar se Qeveria nuk e ka shfaqur gatishmërinë apo mirënjohjen për falenderim të kategorive të dala nga lufta.

Kryeministri tutje, ka përmendur edhe zgjedhjet, ku sipas tij, ashtu siç ka folur populli më 14 shkurt të vitit 2021, “do të flasë sërish”.

“Në veçanti unë ju bëjë thirrje të gjithëve që këto t’i zgjedhim me gjuhën e fakteve dhe të dialogut, jo me kërcënime apo me sulme jashtë kuvendit apo brenda tij. Nuk ka një Qeveri e Republikës se Kosovës, e cila nuk ka shfaqur gatishmërinë, vullnetin, interesimin, për njohjen e mirënjohjen për falenderimin e pafundëm nga kategoritë e dala nga lufta, por duke mos e braktisur të vërtetën. Duke mos partizuar e politizuar. Qartazi zgjidhja mund të gjendet, nevojitet konstruktivitet, nevojitet bashkëbisedim. Seancat e Kuvendit janë seanca për të përfaqësuesit e popullit dhe populli ka folur me datën 14 shkurt 2021, do të flas sërish në zgjedhjet e ardhshme.” – citohet të ketë thënë ai.

“Spastrim të listave…”

Edhe për këtë ka folur kryeministri Kurti, pasi sipas tij ka “një lloj tefishimi të veteranëve dhe duhet të mbrohet e vërteta për luftën çlirimtare”.

“Paralelisht me këtë të kemi edhe një spastrim te listave, sepse nuk mund të lejojmë deformimin e rrëfimit tonë të lavdishëm të luftës çlirimtare duke konsideruar që ka pasur afër 60 mijë veteranë të UÇK-së. Qartazi kanë qenë edhe më shumë se 60 mijë, shumë më shumë se 60 mijë pjesëmarrës në luftën çlirimtare, por përafërsisht ka një lloj trefishimi te veteranëve dhe na duhet ta mbrojmë të vërtetën për luftën çlirimtare, por gjithashtu të mbrojmë veteranët e vërtetë nga ata, të cilët nuk ishin të tillë.” – ka deklaruar ai.

Veteranët

Në fillim të kësaj jave, përfaqësues të veteranëve takuan presidenten Osmani, e cila u premtoi se do të analizohet Ligji për Pagën Minimale, i cili s’e përfshin edhe këtë kategori.

“Presidentja i mori me shkrim ligjet ku duhet të zbatohet, i tham që ta luajë rolin e unitetit, sepse kjo qeveri është e interesuar që të shkaktojë përqarje, godit UÇK-në, krijo përçarje, e fitoi vota.” – deklaroi Faton Klinaku nga OVL e UÇK-së, pas përfundimit të takimit.

Madje, në takim është folur edhe për përgjimet e publikuara në Nacionale,, ku u konfirmua se shefja e deputetëve të VV-së, Mimoza Kusari – Lila ka komunikuar me Milan Radojiçiqin, të dyshuarin për krime.

“Do ta kundërshtojmë edhe me protestë, edhe të bllokojmë deputetët që mos të futen në atë parlament ku kanë fyer skajshmërisht veteranët e luftës, ku dolën edhe përgjimet, se i biseduam edhe përgjimet që kjo qeveri i ka bërë para një viti me ata që i kemi pasë kundërshtarë, duke biseduar me kriminel që t’i largojnë veteranët nga beneficioni.” – tha përfaqësuesi i familjeve të dëshmorëve, Xhavit Jashari.

“Ne e kemi vec të paralajmëruar me datën 26 protestën tonë, atë ditë që mbahet seanca.” – tha Klinaku në fund./Nacionale