Mbi 900 ankesa kanë dorëzuar qytetarët në Inspektoratin Policor të Kosovës.
Drejtori i këtij institucioni, Kushtrim Hodaj u shpreh se gjatë këtij viti është rekomanduar pezullimi i 100 policëve, ndërsa mbi 90 të tjerë janë arrestuar.
Sipas tij, edhe këtë vit ka një numër të madh të ankesave për pjesëtarët e policisë, raporton Kosova Press.
LEXO EDHE: “Do të shkoj në Gjermani dhe nuk do të kthehem kurrë në Kosovë”
“Edhe këtë vit ka qenë numër relativisht i lartë, prej 1 janarit deri sot kemi pranuar mbi 900 ankesa, të cilat janë trajtuar dhe po trajtohen në departamentet përkatëse në IPK.
Janë ankesa për sjellje të ndryshme të policisë, duke filluar prej keqtrajtimit gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare, për keqpërdorim, për marrje të ryshfetit në disa raste, për sjellje të pahijshme, për pakënaqësi në shqiptimin e gjobave në kundërvajtje”, theksoi Hodaj.
LEXO GJITHASHTU: Liberalizimi i vizave, ky është parashikimi i ‘frikshëm’
Inspektorati Policor i Kosovës, gjatë vitit të kaluar ka trajtuar mbi dy mijë ankesa të qytetarëve ndaj efektivëve të policisë.