Përderisa në Kosovë po mbizotërojnë temeperaturat e larta, njëkohësisht institucionet shëndetësore dhe ato të parashikimit të motit bëjnë thirrje për kujdes.
Por, ka nga ata njerëz që edhe në këto temeperatura janë të obliguar të punojnë në kushte të tilla.
Këtë më së shumti po e vuajnë punëtorët e ndërtimit, të cilët pavarësisht temperaturave të larta dhe thirrje për kujdes nga dielli, ata vazhdojnë punën.
Ekipi i lajmi.net ka parë nga afër se sa të vështirë e kanë punën dhe kushtet klimatike punëtorët e ndërtimit, ata shprehën se janë edhe të ‘’lodhur’’.