Çudi shqiptare – ujësjellësit gjejnë gjithçka brenda pusetave

Shporet, batanije, jorganë, rroba, koka të kafshëve, goma të automjeteve transportuese dhe mbetje të tjera janë vetëm disa prej gjërave që punëtorët e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina” që i hasin gjatë punës së pastrimit të pesetave të kanalizimeve.

Postimi i plotë:

Në puseta të kanalizimit gjejmë: shporet, batanije, jorganë, rroba, koka të kafshëve dhe mbetje të tjera, goma të automjeteve transportuese, beton, faculeta të lagura, pampers të fëmijëve, etj.
Janë këto disa nga gjërat që njerëzit i hedhin në sisteme kanalizimesh.
Ndërsa, punëtorët tanë të shkëlqyeshëm hyjnë brenda pusetave, i zhbllokojnë ato shpeshherë me shumë vështirësi, por ia dalin.
Të kemi kujdes me rrjetin e kanalizimit, sepse kështu bëhet jofunksional dhe atëherë do jetë e vështirë për ne si konsumatorë të KRU” Prishtina”.