Deputetja e LDK-së, Vlora Dumoshi, ka bërë të ditur se ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese lëndën me të cilën Kuvendi i Kosovës, e ka shkarkuar Kimete Gashi nga Organi Shqyrtues i Prokurorimit Publik.
Dumoshi ka theksuar se në emër të 13 deputetëve të subjekte të ndryshme parlamentare është duke e dorëzuar këtë vendim, sipas saj të kundërligjshëm.
“Sot në emër të 13 deputetëve të subjekteve të ndryshme parlamentare, dorëzova në Gjykatën Kushtetuese lëndën me të cilën kontestojmë si në formë ashtu edhe në përmbajtje, Vendimin e Kuvendit të Kosovës Nr.08-V-583 të datës 13.07.2023, ku kundërligjshëm dhe kundër Kushtetutës shkarkohet zj.Kimete Gashi nga Organi Shqyrtues i Prokurimit Publik”, ka shkruar ajo.
“Kushtetuta dhe kushtetutshmëria janë domosdoshmëria e Republikës sonë”.