Ka përfunduar dëshminë e tij para Dhomave të Specializuara të Hagës dëshmitari i 15-të.
Ai gjatë ditë së djeshme dhe sot ka rrëfyer se si disa pjesëtarë të UÇK-së e kanë ndaluar të dhe familjen e tij në Drenoc të Rahovecit.
Sipas dëshmitarit, pjesëtarët e UÇK-së e kishin marrë vëllain e tij dhe që nga ajo ditë nuk dihet asgjë për të.
Me përfundimin e kësaj dëshmie, Gjykata Speciale ka shkuar në pushimet e verës që zgjasin deri më 14 gusht.
Krerët e UÇK-së janë ende në paraburgim.