Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka reaguar emisarit për dialogun, Miroslav Lajçak pasi ky i fundit paralajmëroi diskutime të tjera për deeskalimin e situatës në veri.
Përems një shkrimi në llogarinë e tij në Twitter, Rama ka deklaruar se rajoni i Ballkanit Perëndimor nuk mund të bëhet peng i një krize të pafund mes Kosovës dhe Serbisë.
“Nuk mund të lejojmë që as veriu i Kosovës, ku kufiri mes krimit të organizuar dhe politikës vendore është i paqartë, të bëhet një Donbas i vogël nga mosngritjet e nxitura nga Rusia dhe as dialogu të bëhet një lojë fajësimi të Ballkanit të Vjetër, nga mungesa e një vullneti real dhe të fortë të palëve të përfshira në të!” – ka shkruar ai.
Rama ka kërkuar përparim sa më parë, para se të jetë shumë vonë.
Diskutimet janë të mira, por ajo që i nevojitet rajonit është një përparim para se të jetë tepër vonë.” – u shpreh tutje kryeministri shqiptar.
Ndërkohë, pas takimit të djeshëm me Lajçak, zëvendëskryeministri dhe kryenegociatori, Besni Bislimi deklaroi se plani i sekuencimit i kushton më shumë vëmendje kërkesave dhe preferencave të BE-së.
“Ne sot kemi diskutu katër tema. Tema e parë për të cilën kemi diskutu është plani i sekuencimit. Ne kemi brenga me draftet e deri tanishme, meqë përfaqësuesit i lartë i BE-së për dialog, zoti Lajçak ka dërguar palëve tona. Për arsye se mendojmë se ai plan fillimisht është selektiv, lë anash disa provizione të rëndësishme të marrëveshjes bazike, në mënyrë të njëanshme i kushton më shumë vëmendje kërkesave dhe preferencave të Serbisë dhe po ashtu nuk garanton zbatimin e plotë të marrëveshjes.” – deklaroi ai në një deklarim para medieve.
“Kemi përmirësim apo ecje tutje, fatkeqësisht nuk ka pasur takim trilateral” – tha ai, duke treguar se mungesa e takimit trilateral ishte “faj” i Lajçakut, i cili, sipas Bislimit, ka menduar se në këtë fazë nuk ka mundësi të ndodhë një takim i tillë.