Një komunikatë skandaloze është lëshuar nga Spitali i Gjakovës, pas sulmit fizik ndaj ekipit të Nacionale nga roja e sigurimit të këtij institucioni publik.
Gazetarët e Nacionales u sulmuan fizikisht nga roja e Spitalit, ndërkohë i dyshuari u arrestua e në anë tjetër udhëheqësve të spitalit nuk i bën përshtypje dhuna që u ushtrua ndaj kolegëve të Nacionales.
Spitali i Gjakovës ka lëshuar një komunikatë në të cilën askund nuk është përmendur dhuna fizke e ushtruar ndaj ekipt të Nacionales.
Bile, sipas Spitalit të Gjakovës “incidentin” siç e quajnë ata, e kanë konstatuar se është provokuar nga gazetarët dhe nuk e kanë thënë asnjë fjalë për dhunën.
Mosdënimi i dhunës nga Spitali i Gjakovës çon në përsëritje të dhunës ndaj kolegëve gazetarë të tjerë.
“NJOFTIM Me dt. 19.07.2023 rreth orës 12.30 ka ndodhur nje incident në mes Punëtorit të Sigurimit të Spitalit të Gjakovës dhe gazetarëve të TV Nacionales, incident ky i provokuar nga gazetarët në fjalë, duke u nisur nga fakti që punëtori i Sigurimit ka qenë duke kryer detyrën e tij, që asnjë TV nuk lejohet të inqizojë pa lejen paraprake nga Drejtori Ekzekutiv. Shprehim keqardhje për incidentin e ndodhur dhe ju bëjmë apel të gjitha mediave për respektimin e rregullave të Institucionit.” – thuhet në reagimin e tyre.
Për këtë komunikatë, ka reaguar edhe gazetari që mbulon fushën e shëndetësisë, Bujar Vitija.
Ai e ka qujtur njoftim skandaloz dhe të rrezikshëm dhe sipas tij, Spitali i Gjakovës po kërcënon përsëri me dhunë ndaj gazetarëve.
“Ky njoftim i spitalit te Gjakoves nuk eshte vetem skandaloz. Eshte i rrezikshem. Nuk mjaftoi dhuna e djeshme ndaj kolegeve. Tash paskan dal me paralajmerim dhe kercenim per heren tjeter: Kena me ju rreh prap nese vini. E tmerrshme!” – ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook.
Ndërkohë, Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin për sulm ndaj ekipit të Nacionales.
Ndaj tij rëndojnë tri vepra “lëndim i lehtë trupor dhe sulm” si dhe “kanosje”.