Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se nuk e përjashtojnë bojkotimin e pjesëmarrjes në seanca të Kuvendi të Kosovës.
Abdixhiku i ftuar në Rubikon në Klan Kosova ka thënë se ende nuk janë ardhur në një pozitë për bojkot të jetës parlamentare, mirëpo nuk i ka përjashtuar si mundësi.
Ai tutje ka thënë se si mundësi nuk i përjashton as veprimet jashtë institucioneve, si demonstratat.
“Natyrisht, sepse ne tani bojkotimi ende në formatin e plotë le të themi se nuk marrim pjesë në komisione, të mos marrim pjesë në seanca, të mos marrim pjesë në jetën parlamentar ende nuk kemi ardhur në atë pozitë sepse nuk është qëndrim ende i LDK-së, or nuk e përjashtojmë varësisht prej zhvillimeve. Në fakte ne nuk i kemi përjashtuar çdo formë të refuzimit ndaj partinave të qeverisjes që është edhe jashtë institucionale, përfshirë edhe demonstratën. Nuk i kemi përjashtuar asnjëherë në qoftë se kuptojmë që rruga institucionale e pirur prej Qeverisë së Kosovës, prej liderëve tonë institucional është drejt përplasjes katastrofale te Kosovës, tani ne e vërejmë që është nisur në atë drejtim dhe po përpiqemi ta parandalojmë.”- ka thënë Abdixhiku.