Tinka Kurti, deputete e Lëvizjes Vetëvendosje, ka qenë e përfshirë në një aksident.
Bashkë me të kanë qenë edhe fëmijët dhe gjyshi.
Kurti thotë se ajo dhe familjarët e saj janë mirë.
”Familjarë e miq që jeni shqetësu sot nga lajmi i aksidentimit, fëmijët, gjyshi dhe unë jemi mirë. Shpëtuam fatbardhësisht. Ju falenderoj shumë për kujdesin! E paçit shëndetin“, ka shkruar ajo në Facebook.