Kryenegociatori Besnik Bislimi pas përfunidmit të raundit të dialogut në Bruksel ka thënë se janë të habitur që Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian ende nuk ka kërkuar që Kosovës t’i hiqen masat ndëshkuese.
“Në Bratisllavë kemi dakordaur një marrëveshje që quhet aranzhimet mes Kosovës dhe BE’së për implementimin e qëndrimt e 27 vendeve anëtare të BE’së. Rrjedhimisht titulli i asaj marrëveshje tregon që dakordimi ka të bëjë me zbatimin e kërkesave të BE’së dhe i përgjigjet kërkesave të BE’së”, tha Bislimi.
“Për ne ka qenë e qartë se kjo është rruga për heqjen e masave ndëeshkuese ndaj Kosovës. Ppër ne është habi që edhe 8 ditë pas dakordimit në Bratisllavë ende nuk kemi një letër shpjeguese qe kërkon heqjen e masave nga ana e Kosmisionit dhe Bashkimit Europian” përfundoi Bislimi.