Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon e ka pritur në takim deputetin gjerman, Peter Beyer.
Dyshja Von Cramon – Beyer kanë folur edhe për situatën në Kosovë dhe rrugën që duhet ndjekur.
“Patëm një bisedë të shpejtë dhe të dy u pajtuam që mënyra për të ecur para drejt shtensionimit në veri të Kosovës është zbatimi i plotë i planit trepikësh evropian”, ka shkruar Von Cramon.
“Ne duhet t’i mbështesim forcat progresive në Kosovë për të ardhmen e tyre evropiane dhe progresin në dialog”.