Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës përmes një njoftimi për media ka njoftuar se nesër ka ftuar në një takim përfaqësues të shoqërisë civile dhe mediave.
Shkak për këtë takim sipas tyre është situata politike në vend.
“Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka filluar një cikël diskutimesh për situatën e rëndë politike në Kosovë dhe modalitetet e mundshme për të dalë nga kjo situatë, me pjesëmarrës nga jeta publike, ekspertë të fushave, përfaqësues të shoqërisë civile dhe mediave”, thuhet ndër të tjera në njoftim.
Por, takime të këtij formati ka nisur tash e sa ditë Lidhja Demokratike e Kosovës, ku fillimisht kishte ftuar përfaqësues të mediave dhe analistë, shoqëri civile dhe intelektualë.
Njoftimi i plotë i AAK-së
Të nderuara media,
Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka filluar një cikël diskutimesh për situatën e rëndë politike në Kosovë dhe modalitetet e mundshme për të dalë nga kjo situatë, me pjesëmarrës nga jeta publike, ekspertë të fushave, përfaqësues të shoqërisë civile dhe mediave.
Kësaj here, do të mbahet tryezë diskutimi me përfaqësues të shoqërisë civile dhe të mediave, këtë të enjte, më datë 20 korrik, në ora 12:00, në sallën 506, në ndërtesën e Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Ftoheni ta përcillni këtë ngjarje!
Zyra për Media dhe Informim me Publikun