Basha: S’ka kryeministër më amerikan sesa Albin Kurti

Kosova nuk prishet asnjëherë me Amerikën, sipas deputetit të VV-së, Dimal Basha.

Ai këtë po e mbështet në vlerat që dy shtetet ndajmë mes vete dhe raportet që tani ato kanë. Madje sipas tij, s’ka kryeministër më amerikan, sesa kryeministri Albin Kurti.

“Me Amerikën ne s’prishemi asnjëherë. Anti-amerikan bëhesh kur punon kundër Amerikës, edhe shkon bëhesh me Rusinë, mundohesh me vjedh vendin tënd. Vlerat amerikane janë me dashtë vendin tëndë, me qenë patriot e me punu ndershëm. Kjo qeveri i ka krejt këto tipare.”, tha Basha në PolitikOFF.

https://permbledhja.com/rexha-propaganda-e-eger-ndaj-klan-kosoves-i-rrezikon-punetoret-e-televizionit/