Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në SHBA, kuë një 3-vjeçar, qëlloi dhe vrau me armë zjarri motrën e tij 1-vjeçare.
Departamenti i Sherifit të Qarkut San Diego mori një telefonatë në lidhje me të shtënat të hënën rreth orës 7:30 të mëngjesit me orën lokale në një shtëpi në Fallbrook, rreth 55 milje në veri të San Diegos.
Vajza 1-vjeçare kishte marrë një plumb në kokë. Ajo u transportua në Spitalin Palomar dhe vdiq një orë më vonë, thanë autoritetet.
Nuk është e qartë nëse ndonjë nga prindërit ka qenë në shtëpi në momentin e të shtënave./Euronews