Një person është arrestuar nga policia gjatë ditës së sotme në Prishtinë.
Ai dyshohet se është marrë me shitblerjen e lëndëve narkotike.
R.A, me urdhër të prokurorit u dërgua në mbajtje për 48 orë.
Po ashtu Njësia e Anti-Drogës, e ka kontrolluar edhe banesën e të dyshuarit ku ka gjetur dhe i ka konfiskuar si prova materiale:
– Pesë qese narkotikë të dyshuar të llojit “Heroinë”, me peshë 17.60 gramë;
– Një grinder ku në të kishte narkotikë të dyshuar të llojit “Mariuhanë”, me peshë 3.09 gramë;
– Dy peshore digjitale;
– Një shishe e qelqit metadon;
– Një telefon si dhe 165 euro dhe 200 Lek shqiptar.