Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj tha se kryeministri Albin Kurti është veteranë i rrejshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Molliqaj tregoi në Frontal në T7 për një bisedë të tij me Kurtin për këtë çështje.
“Kemi qenë unë, Albin Kurti dhe Rexhep Selimi”, tha Molliqaj.
“I kam thënë mos apliko sepse nuk je veteran i vërtetë”, tha kryetari i PSD-së.
Molliqaj tha se Qeveria e udhëhequr prej Kurtit është “anti-UÇK”.
“Nuk po them që është me Serbinë, por është duke e sulmuar veteranin e vërtetë”, tha kryetari i PSD-së.