Kryeparlamentari Glauk Konjufca e ka pranuar se premtimet që kishte dhënë Lëvizja Vetëvendosje gjatë fushatës, nuk po realizohen me shpejtësinë që është pritur.
Si sektorin më problematik, e ka konsideruar atë të drejtësisë. Konjufca ka thënë se Ministrja Haxhiu nuk mund ta rregullojë drejtësinë ashtu siç Ministri Sveçla e rregullon Policinë, meqë nuk ka kompetenca të tilla, duke shtuar se kjo po shkakton frustrim te qytetatët, por edhe te vetë partia në pushtet.
“Si mazhorancë, kemi dalë aty me disa premtime para qytetarëve. Ndoshta shpejtësia e realizimit të atyre premtimeve nuk është siç është pritë”, ka thënë Konjufca.
Si sektorin më problematik, e ka cilësuar atë të drejtësisë që udhëhiqet nga Ministrja Albulena Haxhiu.
“Po tash në anën tjetër janë edhe këto problemet me mosfunksionimin e drejtësisë, me pamundësinë që ti me prek drejtësinë drejtpërdrejtë”, ka thënë Konjufca.
Ai ka ngritur një paralele mes kompetencave që kanë Haxhiu e Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, duke thënë se Haxhiu s’mund ta rregullojë drejtësinë ashtu siç Sveçla mund ta bëjë këtë për Policinë.
“…ndoshta edhe vetë po e kuptojnë që disa fusha janë më fruestruese. Psh drejtësia. Ti po mundohesh me luftu korrupsionin, ai shkon atje ia hjek masën e arrestit një krimineli, dikush atje. Qysh mundet me ndodh ajo, e ai masi t’ia hjek del e vran gruan e vetë, ai krimineli. Ti ke dhanë premtime për drejtësi edhe kjo po ndodhë, por Ministrja po tregon se ajo me drejtësinë ka dialogim por nuk mundet me rregullu drejtësinë siç e rregullon Policinë Ministri i Punëve të Brendshme, nuk e ka atë kompetencë. Edhe kjo pastaj do njerëzve mundet me iu shkaktu frustrim, po na shkakton edhe neve, qe besa. Se ti po e vëren që aty janë do defekte, sistemi nuk po funksionon bash mirë e ti nuk po ki instrumente të drejtpërdrejta me rregullu. Dikund po ki instrumente, dikund nuk po ki”, ka deklaruar Konjufca për T7.