Kosova tashmë është pajisur me dronë “Bayraktar”.
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, njoftoi të dielën se ushtria jonë tashmë i ka gjashtë sosh.
Dronët e llojit TB-2 u blenë nga kompania turke Baykar.
E lidhur me këtë është deklaruar KFOR-i.
Misioni i NATO-s në Kosovë thekson se bazuar në rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, hapësira ajrore e Kosovës është autoritet parësor i komandantit të KFOR-it.
Tutje në reagim thuhet se presin nga institucionet kosovare koordinim dhe të procedurat ekzistuese.
”Hapësira e sipërme ajrore e Kosovës mund të përdoret vetëm për të fluturuar mbi Kosovën nga një vend në tjetrin me fluturime komerciale; hapësira e poshtme ajrore mund të përdoret për nevoja specifike, rast pas rasti dhe sipas autorizimit të mëparshëm nga komandanti i KFOR-it”, thuhet në reagim.
”KFOR-i vazhdon të mbështesë zhvillimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës sipas mandatit të tyre fillestar, duke përfshirë operacionet e mbrojtjes civile siç janë shuarja e zjarrit, asgjësimi i mjeteve shpërthyese, kërkimi dhe shpëtimi dhe reagimi ndaj derdhjeve të materialeve të rrezikshme.
KFOR-i mbetet plotësisht i fokusuar në sigurimin e një mjedisi të sigurt dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë, në përputhje me mandatin e përmendur të OKB-së”.