Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka refuzuar ta komentojë gjatë mungesën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në takimin e sotëm jozyrtar të liderëve të Ballkanit Perëndimor, të thirrur nga ai.
I pyetur në një konferencë për media nëse i vjen keq që “vëllai i vogël” (Albin Kurti) nuk mori pjesë në këtë takim, Rama tha se ishin të ftuar të gjithë, raporton Gazeta Express.
“Për sa i përket pyetjes së dytë, nuk shoh asnjë interes, sepse ishin të gjithë të ftuar dhe kush deshi erdhi, kush s’mundi s’erdhi”, tha Rama.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, shkoi në Greqi për një simpozium. Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu tha më herët se Kurti e ka njoftuar Ramën se “nuk do të mund të shkojë kësaj radhe, meqë muaj më parë e ka konfirmuar pjesëmarrjen në një konferencë në Kretë të Greqisë”.