Sonte, në fshatin Xërxë të Rahovecit, ka ndodhur një përleshje mes dy persona, si pasojë e një mosmarrëveshje lidhur me një automjet.
Burimet brenda Prokurorisë kanë dhënë detaje për rastin dhe kanë bërë me dije se personi i dyshuar tashmë ndodhet nën masën e ndalimit policor.
https://permbledhja.com/e-fundit-termet-ne-kosove/
Gjithçka dyshohet se ndodhi pasi viktima ia kishte dhënë një veturë në shfrytëzim te dyshuarit dhe sipas tij, ky i fundit e kishte dëmtuar.
Për t’i kërkuar llogari dhe sqarime se çka ka ndodhur me veturën e tij, i riu i kishte shkuar te shtëpia të dyshuarit, po aty e pësoi keq.
I dyshuari K.Sh., e ka sulmuar atë fizikisht, duke e grushtuar, me ç’rast i ka shkaktuar lëndime në kokë.
Sinjali mëson se posa Policia ka marrë informacionin, është vënë në lëvizje duke arrestuar të dyshuarin, teksa viktima është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare për trajtim mjekësor.
Burimet thonë se ndaj të dyshuarit, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë urdhër për ndalim prej 48 orësh.