Është përfshirë nga flakët një veturë në fshatin Sharban të Prishtinës.
Lexuesit e Klankosova.tv kanë dërguar pamje të vetures teksa po digjej dhe sipas tyre, personat që kanë qenë në veturë kanë shpëtuar, ndërkaq vetura është djegur e tëra.
Këtë për Klankosova.tv e ka konfirmuar Komandanti i Zjarrfikësve në Prishtinë, Mal Gashi, i cili ka bërë të ditur se ekipet kanë marrë pjesë në shuarjen e zjarrit të kësaj vetura.
Derisa, në lidhje me këtë rast, nuk raportohet për të lënduar.