Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj ka qenë i pranishëm sot në protestën e organizuar nga veternaët e UÇK-së para Qeverisë së Kosovës.
Limaj për media ka thënë se krejt çka është ndërtu për 20 vjet, VV-ja është duke e prish për dy vite.
“Gjithçka që është ndërtuar për 20 vite, po shkatërrohet për 2 vjet! Përmes protestës së sotme shprehëm shqetësimin për gjendjën e vendit të udhëhequr nga ky grup njerëzish, sidomos me veprimet e fundit! Tashmë është e qartë se këtij pushteti i pengojnë jo vetëm veteranët, por çdokush që mendon ndryshe tentohet të shkatërrohet nga ky pushtet që po shkatërron shtetin dhe lirinë e Kosovës. Qytetarët nuk ndihen të përfaqësuar, prandaj do të gjejmë forma alternative për të shprehur pakënaqësitë, për t’ju thënë këtyre se këto gjëra nuk kalojnë, ato përgjime nuk kalojnë!” – ka shkruar Limaj.