Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës Ariana Musliu-Shoshi, ka thënë se këto janë hapat e fundit të kësaj qeverie të cilën ajo e quan “zdravo”.
“Boll e keni përçarë këtë shoqëri e përmbysë këtë shtet nga brenda e nga jashtë!”, tha ajo.
Ajo tha se Kosova meriton më shumë.
“Nën udhëheqjen e Albinit askush nuk dëshiron të na shoh, e veten e urrejmë më së shumti!”, tha Musliu – Shoshi.
Me fillim nga ora 18:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë nis protesta në përkrahje të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe në kundërshtim të shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila.
Gjatë javës së kaluar, u publikuan disa përgjime ku ajo dëgjohet duke biseduar me përfaqësuesit e Listës Serbe, për çka ngjalli edhe reagime të mëdha.