Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj statusit të ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili sot ka kundërshtuar protestën e veteranëve të UÇK-së të paralajmëruar për sot.
Haradinaj ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti që t`i tërheq mbrapsht sejmenët e tij dhe t`i lejojë njerëzit të protestojnë.
Në profilin e tij në “Facebook”, Haradinaj ka shkruar se ato që dikur e ke shfrytëzuar si të drejta për vete, Kurti sot nuk mundet me ia nda të tjerëve.
“Pushteti nuk është gjithçka. Albin Kurti, tërhiqi mbrapshtë sejmenët e tu. Lëri njerëzit të protestojnë për të drejtën e tyre dhe mos e ndajë e mos e përçajë popullin. Ato që dikur e ke shfrytëzuar si të drejta per vete, (protestat e demonstratat) mos provo t’ua ndalosh të tjerëve. Nuk ta kanë fajin veteranët, as shoqëria civile, as mediat, as gazetarët e as opozita! Fajin e ke vet që nuk po qeverisë me vendin, por po mundohesh ta sundosh atë. Unë sot jam me të gjithë ata që protestojnë në sheshet e Prishtinës!”, ka shkruar Haradinaj.