Kurti: Ka trefishim të numrit të veteranëve, mos ta dëmtojmë luftën tonë çlirimtare

Kryeministri, Albin Kurti është i bindur se në luftën çlirimtare kanë qenë pjesëmarrës më shumë se 60 mijë persona.

Mirëpo ai thotë se ka një lloj trefishimi të numrit të veteranëve, ngase sipas komandantëve të UÇK-së janë diku rreth 20 mijë, andaj pohon se është e domosdoshme që gjërat t’i quajmë me emra adekuat.

Kurti shton se nuk mund t’i dëmtojmë veteranët duke i bërë edhe pjesëmarrësit pjesë të kësaj kategorie. Këto komente ai i bëri pasi u pyet për miratimin e pagës minimale ku nuk u përfshinë veteranët, për çka pati edhe një sqarim. Ai tha se parimisht është që të ketë beneficione më ta larta për veteranët, por se por këto benfite nuk janë pagë sepse paga është për punën e bërë.

Siç raporton Ekonomia Online, Kurti ka thënë se Ligji i miratuar së fundmi në Kuvendin e Kosovës e rregullon pagën minimale dhe jo përfitimet e mirënjohjet ndaj veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kryeministri ka shtuar se duhet që të definohet qartë numri i veteranëve, për çka tha se është e nevojshme dojsa që ka Prokuroria në hetim. Për këtë ai pret edhe dakordim me shoqatat e dala nga lufta.

“Ligji i cili kalojë së fundi në Kuvendin e Kosovës e rregullon pagën minimale. Ne jemi për benefite sa më të larta për veteranët, por këto benfite nuk janë pagë sepse paga është për punë. Pra benfitet janë mirënjohje e shoqërisë që i jepen veteranit të luftës”.