Çitaku për protestën: Nesër do të dal për dajën e vrarë dhe ushtarët e gjallë që po nëpërkëmbën

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, thotë se nesër do të marrë pjesë në protestën e thirrur nga veteranët e UÇK-së.

Me anë të një postimi në Facebook, Çitaku ka thënë se do të dalë në protestë për të gjithë gratë dhe burrat që luftuan.

Tutje ajo ka shkruar se do të dalë në protestë edhe për dajën e saj të vrarë me pushkë në dorë dhe për ushtarët e gjallë por që fatkeqsisht po nëpërkëmbën.

Nesër do të dal në protestë. Për gjithë ato gra e burra që patën guxim ta mundin frikën dhe vdekjen.

Për dajën tim të vrarë me pushkë në dorë. Për ushtarët e gjallë, por fatkeqësisht të fyer e të nëpërkembur”, ka shkruar Çitaku.