“Veç më 1999 kam qenë më i lumtur se sot” – prindërit me emocione rrëqethëse pas diplomimit të fëmijëve të tyre si policë

Sot diplomoi gjenerata e 58 e Policisë së Kosovës.

Emocionet padyshim se ishin të pranishme te të gjithë, në veçanti te prindërit apo të afërmit.

Këta të fundit, në paraqitjet e shkurtra për ekipin tonë, u shprehën tejet të lumtur që e shijuan këtë ditë.

Madje, ata me plot bindje thonë se këso emocionesh kishin vetëm në vitin 1999.