Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur disa çaste më parë në rrugën Podujevë-Prishtinë.
Aksidenti në të cilin janë përfshirë dy automjete ka ndodhur saktësisht në fshatin Vranidoll të Komunës së Podujevës.
Sipas mediave lokale, në aksident janë përfshirë një veturë me targa vendore dhe një me targa të huaja.
Ende nuk dihet për të lënduar nga rasti.