Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mergim Lushtaku, ka thënë se nuk e kishte në plan ta sulmonte kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Ai ka thënë se aksioni i tij ishte simbolik.
“Bislimi më ka gjuajtur me shishe e cila më ka rënë në gojë. Qëllimi im nuk ka qenë që të sulmojë”, ka thënë Lushtaku.
“Më vjen keq që ka ndodhur, por më shumë duhet me i ardh keq Qeverisë Kurti, si dhe Bislimit e Muratit që kanë provokuar”, ka vazhduar ai.
Sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje ka dashur që ta largojë vëmendjen siç tha ai për “skandalin e Mimoza Kusari-Lilës”.