Partitë opozitare, PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja e kanë lëshuar sallën e Kuvendit, aty ku po mbahej seanca.
Para kësaj, nga salla janë larguar edhe pankartat në të cilat ishin paraqitur kryeministri i vendit, Albin Kurti dhe shefja e deputetëve të VV-së, Mimoza Kusari, me hunda të zgjatura
Pjesë e këtyre pankartave ishte edhe shprehja në gjuhën serbe, “Zdravo”.