Latifi: Ende i vuajmë pasojat e komunistëve kosovarë që zgjodhën bashkimin me Serbinë

Analisti i zhvillimeve politike, Blerim Latifi, ka rikujtuar datën 10 korrik 1945 kur Kosova kishte kërkuar bashkimi me Serbinë, ku oraganizatorë ishte Fadil Hoxha dhe vartësit e tij.

Ai ka thënë se ka kjo nismë Kosova ende i vuan pasojat.

https://permbledhja.com/historianet-e-decanit-i-reagojne-europa-nostras-dhe-kreut-te-manastirit/

Shkrimi i plotë i Latifit:

10 korrik 1945, 77 vjet më parë. Vendi: Prizren. Ngjarja: Konferenca e KKÇ-së. Çështja: Bashkimi i Kosovës me Serbinë. Komunistët kosovarë, në krye me Fadil Hoxhën, janë para një dileme të madhe:

-Nëse kundërshtojnë këtë bashkim, atëherë i pret fundi, burgu ose vrasja!

-Nëse e nënshkruajnë, i pret pushteti i përjetshëm brenda Jugosllavisë Socialiste. Ata zgjodhën alternativën e dytë dhe ne ende sot, pas 77 vitesh, vuajmë pasojat e zgjedhjes së tyre.

Dikush mund të thotë se në ato rrethana ishte i pamundur ndalimi i bashkimit të Kosovës me Serbinë, sepse jo vetëm Kosova, por edhe Shqipëria praktikisht ishin nën kontrollin politik të Titos.

Mbase, por një gjë ishte në duart e Fadilit dhe shokëve të tij: t’i thonin Jo një vendimi që ishte qartë në kundërshtim me vullnetin e popullit të Kosovës dhe të respektonin kërkesat e Konferencës se Bujanit. Nuk patën zemër ta nxirrin nga goja këtë Jo. Siç thotë Hegeli: frika nga vdekja i shtyn njerëzit ta braktisin ëndrrën e lirisë dhe ta pranojnë robërinë.