Pas dhunës fizike e tensioneve në Kuvend, kryeministri Albin Kurti, është kapur nga kamera e T7 para pak çastesh duke u larguar nga objekti i Kuvendit të Kosovës.
Deri më tani, kryeministri i vendit, nuk është prononcuar për rrahjen që ndodhi në Kuvendin e Republikës së Kosovës, por i njëjti ka vendosur të largohet nga aty.
Nuk dihet nëse do të vazhdohet seanca e sotme, anipse kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca, pas eskalimit të situatës lajmëroi për vetëm 30 minuta pushim.
Deri më tani nuk ka njoftim për vazhdimin e seancës.