Rrustem Mustafa i njohur si Komandant Remi do të vazhdojë edhe sot dëshminë në Gjykatën Speciale.
Remi pritet të merret në pyetje edhe sot nga ana e Prokurorisë së Specializuar.
Ai e gjatë ditës së djeshme në dëshmin e tij ka pranuar se në disa raste kanë ndaluar njerëz që sipas tij kanë qenë të ekspozuar afër vijës së frontit, apo afër vendit që siç tha Remi kanë mundur t’i rrezikonin ata.
Për Remin janë planifikuar rreth 35 orë për marrje në pyetje.
Dëshmija e Mustafës me fillim ka kaluar në seancë private duke u marr në pyetje nga Prokuroria.