Këshilltari i Albulena Haxhiut merret me Kadri Veselin edhe në burg: Kritikon pak shoqërinë civile

Eros Gashi është këshilltar i ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Pas reagimeve të fundit lidhur me përgjimet e publikuara në Nacionale, Gashi konstatoi në rrjete sociale se me rastin e incizimit të kësaj bisede, ka pasur vepër penale.

Këtu, Gashi ka kritikuar edhe shoqërinë civile. Megjithatë, nuk është ndalur me kaq. Në disa komente me drejtorin e IKD-së, Ehat Miftaraj, Eros Gashi e përmend edhe Kadri Veselin që po gjykohet në Dhomat e Specializuara të Hagës.

Kjo duke tentuar t’i paraqesë organizatat e shoqërisë civile se bashkëpunojnë me Veselin. Duke iu përgjigjur komentit të Miftarajt i cili e luti të mos koordinohet me Radojiçiqin, ai ia ktheu “me kusht që as ti me Kadri Veselin”.

Juristëve të shoqërisë civile, atyre që po e bëjnë dallimin mes incizimeve e përgjimeve duke cilësuar se çka përbën vepër penale e çka jo, i’u themi ta lexojnë nenin 202 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Sforcimi i disa organizatave të shoqërisë “civile” në sulme ndaj qeverisë – duke qenë më shumë politike se sa civile – po i bën këto të duken më opozitë se opozita”, ka shkruar ai.

Komentet: