S’ishte i kënaqur me notat e djalit, prindi kosovar kanos krejt stafin e shkollës

Një burrë në Istog është arrestuar për shkak se ka kanosur stafin e një shkolle në këtë qytet.

Sipas policisë, ai është arrestuar pasi në shenjë pakënaqësie me suksesin në mësime të djalit të tij kishte kanosur stafin e shkollës.

I dyshuari është liruar.

Raporti i plotë:

KANOSJE

Shkolla Bajram Curri, Istog 12.07.2023 – 09:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti në shenjë pakënaqësie me suksesin në mësime të djalit të tij kishte kanosur stafin e shkollës. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.