Mbrëmë dyshohet se i dha fund jetës një person në Vaganicë i cili u gjet pa shenja jete në shtëpinë e tij.
I ndjeri ishte Hazir Tahiri i cili ishte i angazhuar në sektorin e ndërtimtarisë.
Lajmin për vdekjen e tij e konfirmoi edhe zëdhënësi i Policisë, Avni Zahiti, i cili tha se policia po merrej me hetimin e vdekjes.
Vajza e të ndjerit përmes një postimi emocional ka kujtuar babin e saj, tashmë të ndjerë.
Postimi i plotë:
” …Babi…………. Të gjithë thonë, ke ikur,
por s’është e vërtetë.
Sepse brenda meje,
ti jeton përjetë.
Lamtumirën tënde
dot nuk e shqiptoj
Baballaret jetojnë në zemra
Dhe unë këtë e besoj..
S’je këtu dhe kurrë me s’do jesh
me dhemb ikja jote një copë zemre më heq
mungesa jote ndjehet çdo ditë
tani që s’të kom më dhemb ky shpirt.
Ti ishe një Baba i mrrekullueshëm që me fjalë se shpreh dot ..! I lutem Zotit që të jem me ty edhe në tjetrën Botë.