Festat fetare njihen si ditë kur duhet të mbizotërojë paqja dhe harmonia familjare.
Por në një familje në Dragash ndodhi e kundërta.
Kjo pasi vizita për festën e Kurban Bajramit nuk shkoi mirë në Pllavë të Dragashit ditën e djeshme, ku tre vëllezër shkuan për të bërë Bajram te motra e tyre.
https://permbledhja.com/keto-do-te-jene-cmimet-e-derivateve-ne-kosove-per-datat-10-dhe-11-korrik/
Vizita eskaloi pas një mosmarrëveshje mes çiftit çka bëri që njëri nga vëllezërit ta sulmojë dhëndrin.
Fillimisht, ata patën konflikt verbal derisa gjithçka eskaloi në dhunë, pasi në oborrin e shtëpisë ku po qëndronin njëri nga vëllezërit e sulmoi me grushte bashkëshortin e motrës.
Burime të Sinjalit brenda Prokurorisë, bëjnë me dije se viktima ka marr tretman mjekësor pas lëndimeve të lehta trupore.
I dyshuari, është intervistuar dhe ndaj tij është hapur rast ‘Lëndim i lehtë trupor’.