Policia e Kosovës tashmë ka marrë urdhrat zyrtarë për të filluar tërheqjen e një numri të trupave që gjenden pranë objekteve komunale.
Këtë e konfirmoi edhe zëvendës-drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani, përcjell lajmi.net.
Elshani ka thënë se ky vendim është marrë pas urdhrit nga Qeveria e Republikës.
“Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës, të cilin e kanë pranuar eprorët e Policisë së Kosovës, atë vendim jemi duke e ekzekutuar”, ka thёnё Elshani.
Kujtojmë se sipas marrëveshjes së arritur në Bratisllavë mes lehtësuesit të BE-së, Miroslav Lajçak dhe kryenegociatorit Bislimi, 25% e pranisë së policisë do të zvogëlohet, ani pse deri më tani nuk dihet numri i saktë i tyre.