“Karma ekziston”, ka shkruar Behgjet Pacolli, presidenti i AKR-së, duke iu referuar përgjimeve ku është e përfshirë Mimoza-Kusari-Lila, shefe e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, dikur bashkëpunëtore e Pacollit.
Pacolli thotë vazhdimisht ka thënë se Kusari-Lila e ka lënduar – tani thotë se gjërat nuk po shkojnë mirë për njerëzit që e kanë zhgënjyer.
Por shton se nuk është hakmarrë asnjëherë, duke vazhduar me atë se “karma ekziston”.
”Gjërat nuk po shkojnë edhe aq mirë për njerëzit që në të kaluarën më lënduan, më zhgënjyen, u përpoqën të më mashtronin. Unë nuk jam shqetësuar kurrë për këtë, sepse kam qenë i bindur që nuk kam pse të hakmerrem me askënd. Karma ekziston”, ka shkruar Pacolli në Facebook.
Shefja e deputetëve të VV-së është përfshirë në përgjimet ku flet me Simiqin e Listës Serbe. Ajo ka thënë se krejt çfarë ka folur janë agjenda parlamentare.