Është publikuar edhe pjesa e tretë e përgjimeve ku aktore kryesore është Mimoza Kusari – Lila, shefe e grupit parlamentar të VV-së.
Kusari – Lila në bisedë e sipër me shefin e deputetëve të Listës Serbe, Sllavko Simiq flet edhe për Enver Zymberin, polic i cili u vra në veri në një aksion kundër strukturave kriminale serbe atje.
Si duket Kusari – Lila, “harron” se nga kush dyshohet se është vrarë, por i tregon Simiqit se Uran Ismaili I PDK-së e ka sulmuar në një rast lidhur me heroin Enver Zymberi.
“Urani jo një herë por dy herë në ka sulmuar ën mënyrën më të ulët. Herën e parë e ka bërë, e di për atë polciin Enver Zymberinq që e kanë vrarë, po flisnim për gjendjen në energji në Komision”, shprehet Kusari – Lila.