Asamblisti i PDK-së në Rahovec, Sejfullah Sejfullahu ka lavdëruar punën e Defrim Kafexhiut si kryesues.
Ai në fjalën e rastit në seancën e jashtëzakonshme tha se është e pakuptimtë kjo që është organizuar, përcjell 07 Press.
Sejfullahu shtoi se po të ishte për mospunë ose ndonjë vërejtje tjetër, i pari do të votonte kundër Kafexhiut.
”Shumë keq. Na keni vendosë në pozitë të keqe. Djalit bravo i qoftë për punën. Asnjë vërejtje s’e ka”, tha ndër tjerash ligjvënësi lokal i Partisë Demokratike.