Është publikuar fotografia e 38 vjeçarit që vdiq dje pasi ra nga lartësia e një objekti ku po punonte.
Për këtë rast dje kanë dhënë detaje edhe nga Policia e Kosovës.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur në rrugën “Tahir Zemaj”, në Bresje të Fushë Kosovës.
“Rreth orës 11:00 është marrë informata se në rrugën “Tahir Zemaj” në Bresje të Fushë Kosovës, një person, mashkull, rreth 38 vjeç, ka rënë nga lartësia, brenda një objekti. Përkundër përpjekjeve të mjekëve në QKUK, i njejti pak kohë më pas, ka ndërruar jetë. Në momentin e rënies, viktima ishte si pjesë e një ekipi që po kryente punime në atë objekt. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, thuhet në njoftimin e policisë.